Shembet muri teksa punonte, humb jetën 55-vjeçari

spitali-i-gjirokastresNjë 55-vjeçar ka humbu jetën një ditë më parë teksa ishte duke punuar.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, T.M., banues në Memaliaj , teksa ishte duke kryer punime në një lokal, është dëmtuar nga shembja e murit dhe ka gjetur vdekjen.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.