Shembet rruga Gjirokastër-Antigone, tre fshatra të bllokuar

tmp_11423-Screenshot_2016-02-15-22-44-28793456965Një rrugë e sapondërtuar, që lidh Gjirokastrën me parkun e Antigonesë, por që i shërben edhe tre fshatrave, është shembur. Një masiv prej 5 mijë metër kub dhe ka lëvizur nga vendi duke marrë me vete edhe shtratin e rrugës e duke izoluar zonën.

“Rruga jonë ka ngarkesë, ka lëvizje. Janë nxënës që shkojnë në shkollë, blegtorë që lëvizin prodhimet por që kanë mbetur në krahun tjetër, etj.”, ka thënë një banor.

Në vendngjarje mbërritën specialistë të Bashkisë Gjirokastër, si dhe vetë kryetarja për të parë nga afër problematikën, e cila sipas nënkryetarit të kësaj bashkie, nuk mund të zgjidhet me fondet që disponon ky institucion për emergjencat civile.

“Mund të themi se kemi të bëjmë me një bllokim të qarkullimit të komuniteteve të tre fshatrave. Situata e krijuar nga rrëshqitja e masivit ka bërë që dheu të marrë trupin e rrugës dhe të krijohet një bllokim total i komunikimit”, deklaron Vangjel Muço.

Momentalisht, Bashkia Gjirokastër por merr masa për një zgjedhje provizore. Kjo rrugë, kur u ndërtua kushtoi 1.5 milion euro dhe aty kalojnë turistët që vizitojnë Parkun Arkeologjik të Antigonesë, por edhe banorët./TCh