Shembet shkalla e betonit, vdes punëtori i ndërtimit në fshatin Sotir

bie_ngaskela_bulqi_dilelii-629x356Një punëtor ndërtimi ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti në punë. Ngjarja u regjistrua në fshatin Sotir të Gjirokastrës.

Policia bën me dije se 49-vjeçari me iniciale Dh.L ka humbur jetën teksa një shkallë betoni është shembur, duke e zënë poshtë.

Po sipas policisë, viktima ishte nga Librazhdi, por ishte punonjës sezonal në fshatin Sotir.