“Shën Maria” e Labovës, monumenti që mahnit vizitorët (Foto)

Labova_e_Kryqit3Nga Libohova duhen rreth 40 minuta për të shkuar në fshatin Labovë e Kryqit, në të cilin gjendet një prej 40 kishave të para të ndërtuara në të gjithë botën. Rruga që të çon në këtë objekt është e keqe, rrugë që nuk e pa kurrë shtrimin me asfalt edhe pse është premtuar me dhjetra herë. Megjithatë kjo nuk i dekurajon vizitorët që duan të shohin nga afër këtë monument me vlera të rralla arkitekturore dhe historike. Teksa jemi në mes të sezonit turistik të këtij viti, gati çdo ditë në këtë kishë gjen vizitorë vendas dhe të huaj që pushojnë, shkrepin fotografi dhe shëtisin rrugëve të fshatit Labovë.

Kisha e “Shën Marias” si shumë objekte të tjera kulti në Shqipëri, ka qenë preh e përndjekjes komuniste dhe e grabitjeve të ndryshme. Në vitin 1967 kur nisi shkatërrimi i objekteve të kultit, kryqi i shenjtë u fsheh nga banorët e fshatit. Ai u rishfaq në vitin 1968, pas shantazheve të njëpasnjëshme të Sigurimit të Shtetit për ta kthyer kryqin “në fondin shtetëror të trashëgimisë”. Tre vjet më pas (1989) ai vidhet, e nuk u gjet më kurrë.

Sipas studiuesit Gazmend Muka, kryqi i shenjtë i kishës së “Shën Marias” në Labovë, është i lidhur ngushtësisht me kryqin ku u kryqëzua Krishti. Brenda këtij kryqit ndodhej një kuti druri e punuar hollë dhe e vendosur në zemër të tij. Dhe Brenda kësaj kutie të vogël, konservohej një copë druri lisi (nga burimet del se ishte rreth 152 gramë) nga Kryqi, ku u kryqëzua Krishti. Kisha e “Shën Marias” në Labovë është grabitur në vitin 2008, ku brenda një dite janë marrë plot 18 ikona. Kjo ka qenë vjedhja më e madhe në një objekt kulti, të regjistruar në një ditë të vetme në Shqipëri.

Ndërtimi i kësaj kishe daton në vitin 554 dhe thuhet se është për nder të Kostandin Labovitit, një shpatar i dalluar dhe një prej njerëzve të besuar të Perandorit Justinian. Perandori latin i bëri dhuratë atij këtë kishë, si formë shpërblimi për kontributin e tij në luftëra. Pesë vjet pas ndërtimit, një nga njerëzit e besuar të Perandorit Justinian i bëri dhuratë kishës një kryq me peshë 4 kg, që kishe pothuajse 600 gramë ar. Fill pas kësaj, fshati mori edhe emrin Labova e Kryqit. Çdo 8 shtator, në Labovë festohet “Dita e Kryqit”, një festë që mbledh së bashku njerëz nga e gjithë zona.

LabovaEKryqit27

S2S-gallery-83

IMG_5370

img_6449

Libohova Online