Shën Mëria, banorët e Dropullit festojnë në Dervician

derviDerviciani, një prej fshatrave më të mëdha të minoritetit grek në Gjirokastër kremtoi sot festën e Shën Mërisë. Festimet për këtë ditë të shënuar në kalendarin e krishterë nisën që në mbrëmjen e djeshme, për të vijuar sot me një sërë veprimtarish të ndryshme. Në orët e para të mëngjesit banorë nga Derviciani dhe gjithë Dropulli u mblodhën në kishën e fshatit për të ndjekur meshën dhe për të kryer të gjitha ritualet fetare.

Në kuadër të kësaj dite të shënuar u zhvillua edhe një panair ëmbëlsirash. Edhe gjatë mbrëmjes së sotme janë planifikuar disa aktivitete për banorët e Dropullit. Fshatrat e minoritetit por edhe gjithë krahinës janë populluar gjatë muajt gusht, me ardhjen e shumë emigrantëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit. 

Dervi2