Shërbimi i Punësimit në Gjirokastër: Futëm në punë 559 persona gjatë vitit 2015

Punesimi gjirokasterShërbimi Kombëtar i Punësimit në Gjirokastër zhvilloi sot analizën e punës së vitit të shkuar.

Gjatë vitit 2015 nga ky shërbim janë punësuar 559 persona, nga të cilët 500 janë punësime me ndërmjetësim përmes programeve të punësimit, ndërsa pjesa tjetër kanë gjetur punë vetë.

Drejtuesit e këtij shërbimi thonë se shifrat e punësimit kanë qenë më të larta se të vitit të shkuar. Në përgjithësi pjesa më e madhe e të punësuarve është bërë në sektorin e fasonerisë, sektorin e shërbimeve dhe të industrisë së lehtë përpunuese.