Sherr me thika te gjimnazi ‘Siri Shapllo’ në Gjirokastër, plagoset një nxënës

Dita e parë e shkollës pas pushimeve të dimrit ka nisur me një ngjarje të rëndë  për gjimnazin ” Siri Shapllo” në Gjirokastër.

Një nxënës i kësaj shkolle është plagosur me thikë nga një tjetër nxënës pas një konflikti mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e gjimnazit.

“Njoftohemi se në urgjencën e spilatit Gjirokastër është paraqitur për të marë mjekim shtetasi I.F, nxënës në Gjimnazin “Siri Shapllo”, i cili është konfliktuar në oborrin e shkollës me shtetasin A.D, (nxënës i kësaj shkolle)” informon policia.

Shtetasi A.D ka goditur me një mjet prerës thikë në kraharor shtetasin I.F, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilët shoqëruan autorin në ambjentet Komisariatit.