“Sherr” mes dy lazaratasve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës

keshilli bashkiak gjirokasterShoqërohet sërish me debate mbledhja e rradhës së këshillit bashkiak në Gjirokastër. Molla e sherrit kësaj here kanë tarifat e urbanistikës pasi këshilltarët e djathtë kanë kërkuar diferencim të tarifës së ndërtimit për zonat rurale e urbane dhe ulje me 30 – 40 % të të kësaj tarife.
Debati është zhvillaur më i ashpër mes këshilltarit të opozitës ish kryetarit të Lazaratit Dasho Aliko dhe kryetarit të grupit të këshilltarëve të majtë Petrit Brahimi (edhe ky i fundit nga Lazarati). Debati mes tyre ka gjeneruar në ofendime personale.
 
Edhe pse nuk munguan zërat kundërshtues nga këshilltarët e majtë, në përfundim të  mbledhjes tarifat e propozuara u miratuan me shumicë votash, ndërsa këshilltarët e djathtë votuan kundër.