Sherr mes ish bashkëshortëve në Gjirokastër, gruaja kanos burrin me thikë, arrestohen të dy nga policia
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një çift ish-bashkëshortësh, tē cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrit. Gruaja ka kanosur me thikë ish burrin e saj, pasi ky i fundit kishte goditur me sende tē forta vëllain e saj.
Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjen.
Në datë 10.11.2017 nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve (ish-bashkëshotë) :
Nevro Dudumi, 24 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
Denis Braja, 25 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi:
Në lagjen “Zona Industriale”, shtetasia Nevro Dudumi për motive të dobëta familjare, ka kanosur me armë të ftohtë (thikë) ish-bashkëshortin e saj, shtetasin Denis Braja, i cili u arrestua pasi për motive të dobëta familjare ka goditur me sende të forta shtetasin M.D (vëllai i shtetases Nevro Dudumi), duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe duar, i cili ndodhet në spitalin Gjirokastër, jashtë rezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër në ngarkim të shtetases Nevro Dudumi për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 84 dhe 279 të Kodit Penal dhe shtetasit Denis Braja për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.