Sherr mes të moshuarve në Gjirokastër, qëllohet me grusht një grua te ’11 Janari’

Një sherr me grushta ka ndodhur në Gjirokastër një ditë më parë. Protagoniste të ngjarjes së ndodhur në lagjen “11 Janari” janë dy të moshuar.

Sipas njoftimit të policisë, burri me inicialet S.D, vjeç 68, banues në Gjirokastër, ka goditur me grusht shtetasen V.K, 65 vjeç, banuese në Gjirokastër.

Motivet e konfliktit nuk dihen ende. Policia ka referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës materialet hetimore në ngarkim të 68-vjeçarit S.D.