Sherr në ’18 Shtatori’, dhunohet 29-vjeçari

Një i ri nga Gjirokastra përfundoi në Prokurori pas dhunoi me sende të forta një 29-vjeçar nga fshati Lazarat.

Ngjarja ndodhi në lagjen ’18 Shtatori’ një ditë më parë.

Siç njofton policia e Gjirokastrës, sherri ndodhi për motive të dobëta. Më poshtë njoftimi i plotë për ngjarjen.

Në datë 22.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.N, 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi, në datën 22.09.2017, rreth 12:00, në lagjen “18 Shtatori”  për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në fytyrë shtetasin B.T, 29 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Neni 90 i Kodit Penal.