Sherr në Kordhocë, tre persona goditen me grushta, policia i çon në Prokurori

Një sherr mes tre personave ka ndodhur katër ditë më parë pranë Kordhocës.

Policia e Gjirokastrës njofton sot se ata janë goditur me grushte me njëri-tjetrin.

Më datë 22.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit H.A, M.V e A.V, vjeç 49, 56 e 23, banues në  Tepelenë e Gjirokastër, pasi dyshohet se  në Kordhocë,  Lazarat, kanë goditur me grushte njeri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër, por motivet e sherrit nuk bëhen me dije.