Sherr për bagëtitë, dhunohet gruaja në Zhulat. Agresori lirohet, ka djalin kryetar të LSI-së

tmp_25055-20160424_133333-1574561738Një konflikt ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, mes dy fqinjëve.

Mësohet se 43-vjeçarja Aleksandra Pula është qëlluar me shkop me Sefer Dina 57 vjeç, pas një debati mes tyre për kullotën. 43-vjeçari i kërkoi Dines që të hiqte bagëtitë pasi i kishin dëmtuar kullotën, por 57-vjeçari filloi ta qëllonte me shkop në pjesë të ndryshme të trupit, duke e lënë pa ndjenja.

Siç duket edhe në foto, goditjet i kanë lënë gruas shenja në pjesë të ndryshme të trupit, e cila pasi u mjekua në spitalin e Gjirokastrës është jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i të dëmtuarës, Enton Pula thotë se agresori u shoqërua në polici dhe pas 1 ore u lirua, me pretendimin se djali i tij është kryetar i LSI për zonën. Ai ka bërë thirrje që të vendoset drejtësi për dhunimin e bashkëshortes së tij, në të kundërt do të bëjë vetëgjyqësi./Syri