Sherri për komentet në Facebook, për pak sa nuk i mori jetën 18-vjeçarit nga Gjirokastra
January 22, 2016
Një sherr për komentet në rrjetin social “Facebook” për pak sa nuk i ka marrë jetën një 18- vjeçari në Gjirokastër.
Emiljano Basha, 26 vjeç nga fshati Taroninë në Gjirokastër u përfshi në një adebat me 18 vjeçarin për një status në “Facebook”.
Ironitë dhe debatet ia lanë vendin ofendimeve, deri sa Basha e gjeti 18-vjeçarin në Urën e Kardhiqit dhe më pas nisi të konfliktohej me të fizikisht.