Sherri për kullotën, kërcënohet në Malin e Gjerë një i moshuar nga Gjirokastra
September 19, 2017
Një 20-vjeçar nga Delvina është kallëzuar në policinë e Gjirokastrës, pasi ka kanosur dhe fyer me fjalë një të moshaur. Sherri mes tyre ka ndodhur për shkak të një kullote të marrë me qira në Malin e Gjerë.
Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjen.
Më datë 18.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.GJ vjeç 20, banues në fshatin Bajkaj, Delvinë, pasi dyshohet se më datë 17.09.2017, në malin e Gjerë, në vendin e quajtur “Dardhë”, në kullotën që ka marrë me kontratë, ka kanosur dhe fyer me fjalë, shtetasin Y.M, vjeç 77, banues në Gjirokastër. Nenet 84 e 119 të Kodit Penal.