Shfrytezimi i paligjshem i lumenjve, policia bllokon tre automjete ne Subash

shfrytezimi i lumenjveDrejtoria e policisë së qarkut Gjirokastër ka marrë një serë masash për parandalimin e shfrytëzimit të paligjshëm të inerteve në basenin e lumit Vjosë e Drino. Gjatë mbrëmjes së djeshme në shtratin e lumit Drino në Subash policia ka kapur në flagrancë dhe ka bllokuar tre automjete të tonazhit të lartë,të cilat po merrnin zhavorr në mënyrë të paligjshme, duke shfrytëzuar shtratin e lumit Drino, informon BW.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se mjetet punonin për llogari të firmës “Aliko Ndërtim shpk” me administrator Drini Aliko nga Lazarati. Policia e Gjirokastrës bën të ditur se po vazhdon punën hetimore për verifikimin e të gjithë aktivitetit dhe aseteve të kësaj firme.

Libohova Online