Shihni çfarë ndodhi sot në Sarandë, stuhia përmbyt rrugët [VIDEO]

Një shi i rrëmbyer që përfshiu për pak minuta gjatë mesditës së sotme Sarandën, bëri të pakalueshëm rrugët dhe trotuarët e qytetit bregdetar.  Nga prurjet prej shiut nuk dalloheshin trotuarët nga rrugët, ndërsa pati kalimtarë të shumtë që i zuri jashtë banesave stuhia e shiut. Por fatmirësisht falë pozicionit të favorshëm gjeografik, në Sarandë pas cdo rrebeshi shiu, nuk krijohen pellgje me ujë, pasi uji derdhet në det.