Shkarkimi i Ylli Muhos, zbardhet shkresa e firmosur nga Zamira Rami (FOTO)

Kjo që shihni më poshtë është shkresa e shkarkimit nga detyra të nënkryetarit të Bashkisë Gjirokastër, Ylli Muho.

Shkresa është e firmosur nga kryebashkiakja, Zamira Rami, por çuditërisht nuk jep asnjë motivacion për shkarkimin e përfaqësuesit të PS-së në Bashkinë Gjirokastër.

Vetë Ylli Muho ka thënë se kësaj çështje do t’i jap drejtim në forumet e PS-së, e cila e propozoi në vitin 2015 në postin e nënkryetarit.  Momentalisht PS në Bashkinë e Gjirokastrës, përfaqësohet në nivel nënkryetari vetëm nga Odise Kote, ndërsa LSI përveçse Ramin kryebashkiake, ka edhe një nënkryetar tjetër që është Aurel Lapa.

Cobain demo gratis dan main real slot dana hanya di megaslot bersama https://insanitywetrust.com/ – gacor pol!