Shkarkimi i Ylli Muhos, zbardhet shkresa e firmosur nga Zamira Rami (FOTO)
February 17, 2017
Kjo që shihni më poshtë është shkresa e shkarkimit nga detyra të nënkryetarit të Bashkisë Gjirokastër, Ylli Muho.
Shkresa është e firmosur nga kryebashkiakja, Zamira Rami, por çuditërisht nuk jep asnjë motivacion për shkarkimin e përfaqësuesit të PS-së në Bashkinë Gjirokastër.
Vetë Ylli Muho ka thënë se kësaj çështje do t’i jap drejtim në forumet e PS-së, e cila e propozoi në vitin 2015 në postin e nënkryetarit. Momentalisht PS në Bashkinë e Gjirokastrës, përfaqësohet në nivel nënkryetari vetëm nga Odise Kote, ndërsa LSI përveçse Ramin kryebashkiake, ka edhe një nënkryetar tjetër që është Aurel Lapa.