Shkarkimi nga detyra, Dasho Qeli përplaset me Zamira Ramin, çështja shkon në gjykatë

1327d600f17579e414edbf44c080e3b5_LPrezantimi i drejtorit të ri të Ujësjellësit në Gjirokastër është shoqëruar me debate ditën e sotme. Ish-drejtori Dasho Qeli e quajti të paligjshëm shkarkimin e tij, pasi sipas tij fillimisht duhet të mblidhej asambleja e ndërmarrjes.

Ndërkohë kryebashkiakja Zamira Rami i ka thënë Qelit se ai mund t’i drejtohet çdo institucioni për të kërkuar të drejtën e tij nëse mendon se i është bërë padrejtësi. Në përfundim të takimit ish-drejtori Qeli u shpreh se do t’i drejtohet gjykatës.

Në vend të tij drejtori i ri i Ujësjellësit u vendos Bashkim Tola. Ky i fundit ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës prej disa vitesh dhe njëkohësisht kreu i Partisë Social Demokrate në Gjirokastër.

Ndryshimi i drejtorit të Ndërmarrjes së Ujësjellësit vjen në një kohë kur po kryehet një investim prej 4 milion euro nga banka gjermane KFV.