Shkarkohet drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër

Aranit Arapi nuk do të jetë më drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër. Pas shkarkimit të Ardian Çipës, zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë në seksionin e Krimeve të Rënda, nis lëvizja e drejtorëve të policisë në disa qarqe.

Mes emrave të shkarkuar është edhe ai i drejtorit të Gjirokastrës. Veç drejtorëve të qarqeve janë shkarkuar edhe disa drejtorë të tjerë në Drejtorinë  e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Disa prej funksionarëve u ka shkuar tashmë urdhëri i shkarkimit, ndërsa për të tjerë ende jo. “Furtuna” në radhët e policisë ka kapur edhe drejtorin e SHÇBA-së, si dhe drejtorin e policisë Tiranë.

Jo zyrtarisht mësohet se motivi i shkarkimit të tyre kanë qenë rezultatet në punë. Për drejtorin e Gjirokastrës Araanit Arapi nisi një procedim disiplinor pas zbulimit të magazinës me 12 ton kanabis në Përmet. Për momentin nuk dihet ende kush të jetë drejtori i ri i policisë në Gjirokastër.

/ArgjiroLajm.net/