Shkarkohet drejtori i Ujësjellësit në Gjirokastër

 Shkarkohet drejtori i Ujësjellësit në Gjirokastër

Kanë nisur ndryshimet në nivel drejtorie në Bashkinë Gjirokastër. Së fundi i është komunikuar shkarkimi drejtorit të Ujësjellësit, Dashamir Qeli.

Në vend të tij është emëruar Bashkim Tola i cili prej disa vitesh mbante postin e kreut te Partise Social Demokrate.

Ndërkohë shkarkimi nuk është mirëpritur nga ish-drejtori Qeli, i cili drejtonte Ndërmarrjen e Ujësjellësit prej disa vitesh dhe dikur ka qenë pjesë e strukturave të LSI-së në Gjirokastër.

Shkarkimi vjen në një moment kur në rrjetin e ujësjellësit po kryhet një investim i madh nga banka gjermane KFV.

Libohova Online