Shkarkohet edhe drejtorit i burgut në Tepelenë

Screenshot_441Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shkarkuar nga detyra edhe drejtorin e burgut të Bënçës në Tepelenë, pas atij të burgut të Drenovës në Korçë. Ka qenë një inspektim i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që ka zbuluar shkelje të drejtorit të burgut, Avni Sula.

Nuk është bërë e ditur se për çfarë shkelje konkretisht, por shkarkimi nga detyra vjen vetëm një ditë pasi ministri Manjani kishte mbledhur në një takim të gjithë drejtuesit e burgjeve në vend. Ministri Manjani paralajmëroi këta drejtues se do nuk të kursente askënd që do të kapej me shkelje. Manjani e la të nënkuptohej dje, duke thënë se në sistemin e burgjeve ka akoma raste të shkeljes së detyrës, e sot në fakt është zbuluar se njëri prej tyre ka qenë drejtori i burgut të Bënçës, Avni Sula.