Shkëndija elektrike, digjet një shtëpi në Gjirokastër (FOTO)
December 15, 2017
![](https://www.libohovaonline.com/wp-content/uploads/2017/12/WhatsApp-Image-2017-12-15-at-17.52.40.jpg)
Një shtëpi është djegur sot pasdite në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi në lagjen ’11 Janari’. Nga të dhënat e para mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz, pasi në momentin e rënies së zjarrit nuk ndodhej njeri në banesë. Libohova Online sjell foto nga vendi i ngjarjes.