“Shkëndija”, shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Sarandë

312Policia e Sarandës ka finalizuar mbrëmjen e së hënës një operacion të koduar me emrin “Shkëndija”, që ka shpërbërë një grup përgjegjës për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, operacioni është kryer nga strukturat e anti-krimit, të cilat kanë vënë në pranga pesë persona.

Sipas burimeve, drejtues i këtij rrjeti ishte shtetasi Kostaq Gjini, 38 vjeç, i cili në hotelin e tij u ofronte klientëve shërbime nga disa femra, të cilat janë mes personave të arrestuar.

Mes të arrestuarve janë gjithashtu bashkëpunëtorja e Gjinit, një grua 68-vjeçare njëkohësisht bashkëpronare e hotelit, si dhe një tjetër në moshë më të re, e dënuar më parë për prostitucion.

Arrestimet u kryen për veprat penale të “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “përdorimit të ambienteve për aktivitete të paligjshme”./tch