Shkrimi i gazetatës britanike, reagojnë banorët e Lazaratit: I turpshëm, s’kemi lidhje me ISIS

52804e667e51a1ffe5b4b23ad3f56e8f_LReagime të ashpra vinë prej banorëve të Lazaratit pas publikimit të artikullit në gazetën britanike “Daily Mirror” sipas së cilës në Lazarat jo vetëm kultivohet kanabis, por aty veprojnë edhe militantë të ISIS. Të turpshme dhe të qëllimshme i cilësojnë banorët të thënat e këtij artikulli. Sipas tyre Lazarati sot ka hallet e problemet e përditshme të të gjithë shqiptarëve. Ata ndihen të lodhur nga nëpërkëmbja e emrit të fshatit të tyre dhe vetë banorëve të saj, ndërsa tregohen të gatshëm që kamerat të hyjnë e të filmojnë lirshëm.

“Shkrimet nuk janë të vërteta, janë të turpshme. Nuk ka militantë të ISIS në fshatin tonë. Nuk ka persona që kanë ikur jashtë këtij fshati”, thonë banorët.

Edhe Imami i fshatit shprehet se ISIS është një grup terrorist, ndërsa myslimanët janë paqësorë.

“Myslimanët nuk bëjnë jo vepra të dhunshme. Myslimanët nuk janë të dhunshëm. ISIS është një grup terrorist, ne jemi paqësorë”, ka thënë Imami.

Pas operacionit të fundit policor në 2014-ën Lazarati renditet jo vetëm në territoret e pastruar nga bima narkotike, por dhe nën kontrollin e plotë të policisë. Rasti i fundit i tentativës për rikultivim të bimës narkotike në fshatin e shumëpërfolur është shënuar qershorin e vitit të kaluar, rast i evidentuar nga policia, ndërsa poseduesi i lëndës narkotike është proceduar penalisht. Reagimet kundër artikullit të gazetës britanike kanë ardhur edhe nga kreu i uniformave blu Haki Çako dhe më vonë edhe nga vetë ministri Tahiri./Bw