Shmangia e përmbytjes së tokave në Gjirokastër e Libohovë, 1 milion dollarë investim nga BE

 Shmangia e përmbytjes së tokave në Gjirokastër e Libohovë, 1 milion dollarë investim nga BE

12281916_10206970680338310_1913370368_oGjirokastra, është një prej përfituesve të projektit të BE, për infrastrukturën mbrojtëse ndaj përmbytjeve.

Sipas koordinatores së Zyrës së BE në vendin tonë Mirela Hysa, janë shtatë vepra infrastrukturore mbrojtëse nga përmbytjet të cilat janë zbatuar në Qarkun e Gjirokastrës me një vlerë totale prej 1 milionë dollarësh. Sipas raportit të UNDP, investimet kanë për qëllim restaurimin e infrastrukturës mbrojtëse në shtratin e lumit Drino. Para pak kohësh përfundoi ndërtimi i pritave, për të mbrojtur tokat e fshatit Suhë dhe tokat e Libohovës, të cilat përmbyteshin nga vërshimi i ujërave të lumit. 

Vetëm vitin e kaluar, lugina e Drinos, është përmbytur disa herë ndonëse qeveria e shkuar pati investuar për disiplinimin e rrjedhës së lumit. Investimi më i fundit, do të mundësojë mbrojtjen e hapësirave të mbjellave dhe ruajtjen e ekosistemit.

Libohova Online