Shoqata ‘Zagoria’: Në krahinën tonë po abuzohet me prerjen e pyjeve

Shoqata ‘Zagoria’ ngre shqetësimin e prerjes së pyjeve në krahinën e tyre. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, kjo shoqatë thotë se kompania e kontraktuar nga Bashkia Libohovë për prerjen e pyjeve për institucionet shkollore dhe administratën, ka tejkaluar sipërfaqen e përcaktuar në kontratë, ndërsa një pjesë të pyjeve i ka tregtuar në Gjirokastër.

Shoqata ‘Zagoria’ sqaron se e njëjta kompani po pret pyje të tjera edhe këtë vit, madje në ato parcela që sipas legjislacionit shqiptar duhet të kalojnë 25 vite për të riprerë sërish.

Ne nuk do lejojmë që pyjet e Zagories të bien pre e interesave të dikujt që nuk ka lidhje fare me këtë krahinë, por i mbrojtur nga mburoja e një kontrate të bëjë shkatërrimin e natyrës për shkak të ndonjë përfitimi personal që mund të ketë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e shpërndarë për mediat nga Shoqata ‘Zagoria’