Shpallet “monument kulture” Porta e Dhoksatit me mbishkrime greke (FOTO)

Në mbledhjen e parë për vitin 2016 të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve u shpallën monument kulture disa pasuri që nuk ishin përfshirë asnjëherë në listën e monumenteve, ndonëse kemi bashkëjetuar me to e i kemi konsideruar si vlera të trashëgimisë sonë.

Ndër to është edhe Porta e Dhoksatit në Gjirokastër.

Në të dallohen mbishkrime të shumta në greqisht, që do t’u shërbejnë elementëve ekstremistë në Greqi dhe jo vetëm, që të përforcojnë tezat e tyre për Vorio-Epirin.