Shpërblimet për pensionistët/ 3 mijë lekë për kryefamiljarët, të tjerët 2 mijë lekë

 Shpërblimet për pensionistët/ 3 mijë lekë për kryefamiljarët, të tjerët 2 mijë lekë

Posta LibohoveBrenda muajit dhjetor 600 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të tërheqin shpërblimet për festat e fundvitit. Grupi i punës në Ministrinë e Financave ka llogaritur fondet për përfitim shpërblimi në masën 3 mijë lekë për pensionistët kryefamiljarë dhe 2 mijë lekë për pensionistët e tjerë.

Sipas ndarjes, 88 mijë familje pensionistësh do të përfitojnë 5 mijë lekë shpërblim, ku 3 mijë lekë përfiton kryefamiljari dhe 2 mijë lekë përfiton bashkëshortja e tij.
Edhe në rastet kur kryefamiljari jeton i vetëm, masa e shpërblimit do të jetë 3 mijë lekë. Kjo kategori merr edhe 640 lekë kompensim për energjinë elektrike, e cila u shpërndahet prej vitesh.

Në skemë janë përcaktuar që ish­të përndjekurit mbi 65 vjeç dhe veteranët e luftës të shpërblehen për festat e fundvitit me 5 mijë lekë shpërblim. Një tjetër kategori përfituese do të jenë edhe personat me aftësi të kufizuara. Masa e shpërblimit për këtë kategori do të jetë 3 mijë lekë.

Libohova Online