Shpërthim i fuqishëm në Gjirokastër, zjarr tek nënstacioni elektrik (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pasditen e sotme në nënstacionin e vjetër të Gjirokastrës. Libohova Online sjell video nga ky moment. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Ndërkohë dy lagje të Gjirokastrës kanë mbetur pa energji elektrike. Po kështu ka ndërprerje në Dropull, Libohovë, Lazarat, Antigone, Zagori dhe Lunxhëri. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.