Shpëtim Novi komandohet në krye të PS Gjirokastër

Pas marrjes së mandatit të deputetit në zgjedhjet e 25 qershorit, Flamur Golemi dorëzoi postin e kryetarit të Partisë Socialiste në Gjirokastër. Deri në momentin që të bëhen zgjedhjet e reja, si kryetar i komanduar është caktuar Shpëtim Novi. Ky i fundit është larguar para dy javësh nga posti i drejtorit të Shëndetit Publik në Gjirokastër, pas kërkesës nga Ministria e Shëndetësisë, për t’i hapur rrugë përzgjedhjes me konkurs të drejtorit të ri.

Shpëtim Novi me profesion ekonomist, ka qenë më herët kryetar i PS në zonën e Cepos. Më pas punoi te DSHP Gjirokastër, institucion që e drejtoi për një vit. Zgjedhja e kryetarit të ri të PS-së në Gjirokastër do të bëhet në muajt e ardhshëm, pasi të ketë përfunduar procesi i zgjedhjes së drejtuesve të organizatave socialiste, të cilat arrin rezultat negativ në 25 qershor.

©ArgjiroLajm.net