Shqipëri-Maqedoni, më 4 shtator në “Loro Boriçi”
February 18, 2016
“Loro Boriçi” do të jetë stadiumi ku do të zhvillohet takimi i Kombëtares së Shqipërisë përballë asaj maqedonase në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2018 në Rusi.
Sipas portalit “ekipa”, Federata e Futbollit e Shqipërisë ka vendosur që përfaqësuesja e tyre në xhiron e parë të jetë nikoqir i Maqedonisë në stadiumin “Lloro Boriçi”, i cili për momentin po rikonstruohet.
Pikërisht për këtë ndeshje do të lëshohet në përdorim stadiumi i ri, i cili ka kapacitet prej 20 mijë ulësesh.
Derisa, nga FIFA është caktuar që ky duel të luhet në ora 20.45, por është lënë e hapur mundësia për ndonjë ndryshim eventual.