Shqipëri-Serbi, FSHF në dispozicion të policisë listën e tifozëve
FSHF do të vendosë në dispozicion të Policisë së Shtetit listën me emrat e të gjithë tifozëve që kanë blerë biletë, me qëllim që policia të kryejë verifikimet e nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi, më 8 tetor.
Kreu i FSHF-së, Armando Duka, është takuar me drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, ku për rreth një orë kanë diskutuar për marrjen e masave të përbashkëta për zhvillimin normal të ndeshjes.
Ata kanë biseduar gjithashtu edhe për garantimn e rendit e sigurisë në çdo hap, që nga mbërritja e lojtarëve, tifozëve, të miqve nga Serbia, para, gjatë dhe pas mbarimit të ndeshjes.
Çako, garantoi Presidentin e FSHF-së, se Policia e Shtetit do të marrë të gjitha masat, duke angazhuar të gjitha kapacitetet më të mira të saj, qoftë në burime njërëzore, ashtu dhe në logjistikë.
“Masat janë të shumëllojshme, nga toka dhe nga ajëri, por i garantoj që të gjithë tifozët se masat e policisë nuk kanë për qëllim të dëmtojnë apo frenojnë tifozët, por kanë për qëllim vetëm të garantojnë mbarëvajtien e kësaj ndeshje duke i ardhur në ndihmë skuadrës tonë kombëtare”,- është shprehur Çako.
Në takim u vendos që një grup nga Polica e Shtetit dhe një grup nga Federata të bëjnë këqyrjen e stadiumit dhe të ambienteve përreth, duke përcaktuar në vend edhe masat konkrete për gjithë pikat e paraqitura në planin e masave