Historike, Shqipëria e 22-ta në Botë

SHQIPERI-ARMENI-Foto-Agim-Dobi-12-300x200Dita e enjte mund të jetë një ditë historike për kombin shqiptar.

Kombëtarja shqiptare mund të renditet për herë të parë në histori në vëndin e 22-të në botë. Fitorja e fundit me Francën dhe pikët që CAS  na dha në tavolinë nga ndeshja me Serbinë, i dërgon kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku Xhani De Biazi mes 22 skuadrave më të mira të Botës.

14 vende kapërcim nga pozicioni i 36-të në atë të 22-të pritet të bëjë të enjten zyrtarisht kombëtarja shqiptare. Me këtë klasifikim Shqipëria për herë të parë do të lërë pas në historinë e vet futbollistike kombëtare të mëdha si Franca, Danimarka, Gana, Amerika, Rusia dhe Suedia dhe Bosnja.

Gjatë muajit të kaluar kuqezinjtë thyen një tjetër rekord duke u renditur në 36-të nga klasifikimi I publikuar nga FIFA për muajin korrik.

Ky është rezultati më i mirë që kombëtarja kuqezi ka arritur, në të gjitha kohërat dhe përbën një rekord historik për ekipin tonë përfaqësues, që gjithashtu është pranë ëndrrë për tu kualifikuar për në finalët e europianit “Francë 2016”.