“Shqipëria e Madhe” në listën e flamujve kontradiktorë

flamujt-620x349Flamujt mbartin një simbolikë të veçantë për çdo shtet, por ka disa syresh që karakterizohen nga kontradikta të mëdha. “OtawaSun” ka renditur disa prej flamujve më kontradiktorë të historisë, në një listë ku bën pjesë edhe flamuri i “Shqipërisë së Madhe”.

Gjermania

Me mposhtjen e Hitlerit, më 1945-n, flamuri me kryqin Nazist (svastika) u ndalua në Gjermani. Megjithëse edhe sot simbolet naziste janë të ndaluara, mbështësit e neonazizmit dhe ekstremit të djathtë, brenda Gjermanisë dhe jashtë saj, e kanë atë të preferuarin e tyre. Pas luftës, kryqi u hoq nga kthetrat e shqiponjës së zezë, por sot ka debate nëse edhe zogu në të duhet të qëndrojë në flamur.

Lindja e Mesme

Grupi i Shtetit Islamik ka përdorur “Banerin e Zi” si standard, i cili mbart mesazhin në arabisht: “Nuk ka zot, por Zot, Profeti Muhamed është biri i Zotit”. Ai është marrë dhe manipuluar nga shumë xhihadistë, të cilët përpiqen ta imponojnë ligjin e Zotit me forcë. Kurdët në veri të Irakut kërkojnë territorin e marrë nga ISIS-i, duke valëvitur flamurin e tyre të kuq, të bardhë dhe të gjelbër dhe jo atë të qeverisë së Irakut, duke krijuar tensione në radhët e arabëve që jetojnë në territorin kurd.

Spanja

Disa spanjollë ende përkrahin divizionet që datojnë nga Lufta Civile (1936-1939) dhe përdorin flamuj të asaj kohe për të treguar mbështetjen për idetë politike të ekspozuara nga dy palët në luftë. Spanjollët e ekstremit të djathtë protestojnë duke valëviztur flamurin kuq e verdhë të Spanjës me një shqiponjë të zezë, e cila është përdorur nga diktatori fashist, Françesko Franko. Ndërsa majtistët valëvitin flamurin e kuq, të verdhë të ngjyrë vjollcë, që i përket Republikës së Dytë Spanjolle. Ushtria e Frankos u rebelua kundër qeverisë republikane dhe ai qeverisi deri në 1975-n.

Irlanda

Valëvitja e flamujve rivalë, atij britanik dhe irlandez ka përshkruar rrugët e Irlandës Veriore për dekada me radhë dhe vijon ta thellojë edhe më ndarjen, edhe sot. Protestantët britanikë dhe katolikët irlandezë i shfaqin pretendimet e tyre duke tundur flamujt: të parët flamurin tringjyrësh të Republikës së Irlandës (i gjelbër, i bardhë dhe portokalli) dhe për të dytin të kuqin, të bardhin dhe blunë e Mbretërisë së Bashkuar. Disa nga protestat më të mëdha në Irlandën e Veriut dekadën e fundit ishin përgjigje të fatit të flamurit britanik. Pas vendimit të Këshillit të Belfastit më dhjetor 2012 pë të kufizuar valëvitjen e flamurit britanik në City Hall, një praktikë shekullore kjo, protestantët e zemëruar u derdhën rrugëve për të kthyer flamurin e tyre.

Ballkani

Tetorin e shkuar, një ndeshje kualifikuese për në Kampionatin Evropian të Futbollit midis Serbisë dhe Shqipërisë u pezullua në Beograd, pasi një dron që mbante flamurin nacionalist shqiptar fluturoi mbi stadium, duke nxitur përplasje mes lojtarëve dhe fansave. Baneri përfshinte një hartë të “Shqipërisë së Madhe”, e cila do të nxiste reagime të mëdha te shtetet fqinje, si Serbia. Një lojtar serb e tërhoqi banerin dhe lojtarët shqiptarë u përpoqën ta mbronin atë. Në minutat pasuese, fansat serbë sulmuan lojtarët shqiptarë. Tensionet historike midis vendeve u nxitën nga Kosova, një rajon i dominuar etnikisht nga shqiptarë, që deklaroi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.