Shqipëria humb me Malin e Zi
September 15, 2016
Shqipëria ka humbur edhe ndeshjen e pestë të fazës së grupeve përball Malit të Zi në transfertë me rezultatin 94-56. Kjo ishte humbja e pestë në po kaq ndeshje për kuqezinjtë në këtë fazë grupesh të kualifikuese të Europianit 2017.
Kundërshtari që kishte përballë ekipi shqiptar ka një potencial shumë më të madh, gjë për të cilën ishin të vetëdijshëm. Shima ishte lojtari më i mirë i përfaqësuese sonë, megjithatë pikët e tij nuk mjaftuan për të bërë më tepër se kaq.
Ndeshja e fundit e Shqipërisë do të jetë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” më 17 shtator përball Sllovakisë.