‘Shqipëria Lexon’, gjimnazi i Libohovës mbledh bashkë kryebashkiaken, mësuesit dhe nëpunësit e bashkisë (FOTO)
October 31, 2017
Në kuadër të nismës kombëtare ‘Shqipëria Lexon’ sot në gjimnazin ’11 Shkurti’ në Libohovë pati një organizim të veçantë. Protagonistë ishin nëpunës të bashkisë dhe mësues të gjimnazit.
Nën kujdesin e mësueses së Letërisë, Manjola Merdanaj, secili me radhë lexoi vargje të poetëve të ndryshëm.
E pranishme ishte edhe kryebashkiakja Luiza Mandi, ndërsa veç kafes dhe ëmbëlsirave që shoqëronin këtë aktivitet, në sfond kishte edhe muzikë të luajtur me kiatare.
Nisma ‘Shqipëria Lexon’ është e shtrirë në mbarë vendin. Të përfshirë në aktivitete lexini janë shkollat, bibliotekat, libraritë etj. Synimi i kësaj nisme është të inkurajohet leximi dhe të promovohet kultura e librave.
© Libohova Online