Shqipëria në “Euro 2016”, gati edhe dokumentari sportiv

shqip-euml-ria-n-euml-ldquo-euro-2016-rdquo-gati-edhe-dokumentari-sportiv-video_hdTashmë është publik traileri i dokumentarit televiziv mbi arritjen historike të kombëtares së Shqipërisë, kualifikimin në finalet e “Euro 2016”.
“Battle In The Balkans” ka punuar mbi këtë material, i cili përshkruan hap pas hapi ecurinë e kuqezinjve në fushatën kualifikuese, që u mbyll në tetor, ku Shqipëria zuri vendin e dytë në Grupin I dhe u kualifikua direkt për në Kampionatin Evropian, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Francë, transmeton Telesport.
 
Në statusin shoqërues të këtij traileri shkruhet “Rruga drejt historisë kurrë nuk është e lehtë. Ndiqni ekipin kombëtar shqiptar të futbollit në udhëtimin e tij për në “Euro 2016”.
 
Në role, duke dhënë intervista e folur për këtë arritje që ekzaltoi e bëri krenarë tërë shqiptarët, kudo që jetojnë e punojnë, janë Lorik Cana, Gianni De Biasi, Blendi Fevziu, Herolind Shala, Sokol Cikalleshi, Andi Lila, Armand Duka, Marina Vjollca, Gazmend Malo. Zhanri i prodhimit në fjalë është “dokumentar sportive”, që drejtohet nga Charlie Askew.