Shqipëria përgatitet për refugjatët sirianë, kamp në Gjirokastër dhe Korçë

refugees_syriaAutoritetet shqiptare po përgatiten për të strehuar refugjatët sirianë. Në Korçë është përcaktuar vendi se ku do të mbahen ata, ish-reparti ushtarak në Kapshticë. Gjithashtu edhe në Gjirokastër është diskutuar që fusha e aerodromit të kthehet në kamp me çadra, po ashtu dhe fushë-pushimi që ndodhet brenda territorit të ish-Brigadës së Këmbësorisë së Forcave të Armatosura në Gërhot Kapaciteti pritës i këtyre dy hapësirave është 10 mijë persona.

Deri tani, emigrantët sirianë që kanë kaluar nga Ballkanit për në Evropën Perëndimore e kanë devijuar Shqipërinë. Por, me ardhjen e dimrit pritet që Shqipëria të kthehet në një “shteg” për të shmangur temperaturat e ulëta. Hipotezën që Shqipëri-Itali mund të kthehet në një itinerar e konfirmojnë dhe zyrtarë të BE-së duke folur për “Reuters”. Gjithashtu, me kërcënimin që disa vende të Ballkanit mund të mbyllin kufijtë, Shqipëria mund të kthehet në një vend strehimi për refugjatët nga Siria.

Në minisamitin e thirrur nga presidenti i KE-së, Juncker dhe kancelarja gjermane, Merkel për të diskutuar për krizën e refugjatëve, kryeministri, Edi Rama tha se “Shqipëria ka detyrimet e saj në këtë moment kaq delikat.”