Shqipëria vendi i dytë në botë për … ngrënie qepësh

fao-renditja-DITANjë statistikë e FAO rendit 5 vendet e para në botë për konsumin e qepëve. Statistika përfshin të dhëna nga viti 2011.

Shqipëria renditet e dyta në botë menjëherë pas Libisë që mban vendin e pare – raporton DITA.

Taxhikistani, Uzbekistani dhe Algjeria renditen pas nesh. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca vijnë më pas në renditje, por në nivele shumë më të ulëta megjithë popullsinë e lartë.