Shqipëria, vendi më pak miqësor ndaj homoseksualëve në Europë

gauShqipëria është vendi më pak miqësor në europë ndaj homoseksualëve.Ky përfundim vjen pas një sondazhi të organizuar nga kompania Gallup. Vetëm 3% e njerëzve thonë se komuniteti i mirëpret homoseksualët në Shqipëri. Kosova është më mirë se Shqipëria në këtë aspekt, me 7% që mendojnë se komuniteti i mirëpret homoseksualët.

Në krye të kësaj liste ndodhet Holanda, ky 83% e njerëzve mendojnë se komuniteti i tyre është një vend i mirë për homoseksualët. Më pas vijnë Kanadaja, Spanja dhe Britania e Madhe. Ndërsa në fund të listës ndodhen dy vende myslimane si Senegali dhe Pakistani.