Shqiptarët me ‘BMW’ të vjedhura në Itali, arrestohen në Kakavije

oximata_teloneioDy automjete luksoze që ishin vjedhur në Itali, u ndaluan në doganën e Kakavijes nga pala greke. Bëhet fjalë për dy makina tip ‘BMW’ Serie 7 të cilat drejtoheshin nga dy shqiptarë.

Këta të fundit kaluan doganën shqiptare dhe tentuan që me makinat e vjedhura në Itali, të kalonin drejt Greqisë. Sapo ato rezultuan të vjedhura në bazë të sistemt të policisë greke, dy shqiptarët u arrestuan në flagrancë. Identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që lajmi është njoftuar nga mediat greke.

Këto media shkruajnë gjithashtu se dogana shqiptare nuk kishte informacion se makinat luksoze ishin të vjedhura dhe si kishin ardhur nga Italia në Shqipëri. Sipas tyre, makinat ‘BMW’ do të shiteshin në Greqi.