Shqiptarët do të udhëtojnë pa pa viza edhe drejt…Brazilit

ministria-e-jashtmePër të shkuar në Brazil tani nuk duhet më të marrësh një vizë. Ministria e Jashtme ka bërë të ditur se pas mbylljes së procedurave të nevojshme ligjore, në bashkëpunim me palën braziliane, u mundësua heqja reciproke e regjimit të vizave edhe për pasaportat e thjeshta të shtetasve shqiptarë e shtetasve brazilianë.

Në këtë mënyrë, që prej datës 27 nëntor 2014 shtetasit e të dy vendeve kanë mundësinë që të lëvizin lirshëm në territoret e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës Federative të Brazilit.

Shqiptarë mund të hyjnë e qëndrojnë Republikën Federative të Brazilit, për motive afatshkurtra, deri në 90 ditë për 180 ditë, të llogaritura nga hyrja e parë.

Me këtë rast, Ministria e Jashtme e Shqipërisë shpreh edhe një herë kënaqësinë e saj për këtë lehtësim që i krijohet shtetasve të të dy vendeve për të lëvizur lirshëm në territoret respektive.

Libohova Online