Shtëpia e vjedhur nga Bujar Nishani në Gjirokastër, avokati akuzon Presidentin

Avokat Marenglen Koçiu akuzon Presidentin Bujar Nishani se përmes makinacikoneve ka marrë në mënyrë të paligjshme pronësinë e një shtëpie në Gjirokastër. Avokati nuk ka munguar që shqetësimin e tij ta përcjellë dhe përmes rrjeteve sociale, duke akuzuar bashkë me kreun e shtetit edhe bashkinë dhe kryebashkiakun e asaj kohe. Madje Koçiu jep tërë skemën e përvetësimit të kësaj banese prej 200 metra katrorësh, si dhe foton e banesës.

“Në vitin 1975, ka kompensim për 200 metër katrorë tokë, ishte një kasolle, që shteti ndërtoi një godinë që e përdorte ish-NTANI. Më vonë, në vitin 1996 kërkon rivlerësim prone se ishte shumë pak, 700 mijë lekët e marrë në 1975, nga komiteti i Ekzekutiv, me vendim gjykatë se Gjirokastër më 1996 rikompensohet me 17 milionë lekë po për këtë 200 metër tokë. Dhe në 2016 vjen President dhe fillon falsifikimet dhe me vartësit e tij kryen vjedhjen dhe nxjerrjen në rrugë tre familjet, me dhunën e shtetit që komandonte, Gjykata dhe Prokurori.

Por investimet e kryera që shteti qe pronar, në objekt njihen me vendim gjykate. Me bashkinë kisha punë pasi ajo qe pronare. Pseudopronari Nishani: Faik, Bujar, Sokol dhe Ilir Nishani.

Por bashkia u bë palë pas rrëzimit të Pallatit. Pati vdekje në njerëz. Këtu kryebashkiaku u bë palë me Presidentin dhe deputetin Ruli më sulmuan dhe politikisht dhe nuk firmosi e nuk njohu vendimin e gjykatës.

Z.Flamur Bime ish-kryetari i bashkisë sot prefekt. Klanet mbajnë njëri tjetrin, familjet kërkojnë drejtësi, asnjë privilegj”, shkruan avokati në profilin e tij në rrjetin social facebook./ArgjiroLajm.net