Shtimi i zogjve shtegëtarë në Luginën e Drinos (VIDEO)
September 18, 2017
Në zonën e qytetit të Gjirokastrës këtë verë është vënë re një shtim i shpendëve shtegtarë në krahasim me vitet e tjera.
Specialistët e veçojnë ‘skifterin katraverdhë’, një specie që është në rrezik të zhduket, që poashtu e ka bërë qytetin shqiptar shtëpi të përkohshme.
Në Luginën e Drinos në Gjirokastër biologët vunë re këtë vit rritjen e numrit të zogjve shtegtarë dhe koloni të llojeve të rralla të zogjve nga vendet e Europës, raporton Zëri i Amerikës.
Siç njofton korrespondenti ynë Raimond Kola, Agjencia e Zonave të Mbrojtura po rrit interesin për mbrojtjen e disa prej llojeve të zogjve për t’i bërë këto zona të vizitueshme nga turistët.