Shtyhet data e zhvillimit të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës

Gjirokastra folk festival 2009Komiteti Organizativ i Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar të Gjirokastrës ka vendosur që Festivali Folklorik të zhvillohet në datat 10-16 maj 2015.

Kjo shtyrje erdhi pas kërkesës nga Qarqe që kryesisht përfaqësojnë zona të thella malore, të cilët kërkojnë të shtyhet java e zhvillimit të Festivalit Mbarëkombëtar Folklorik të Gjirokastrës, për shkak të kushteve të vështira të motit gjatë fazës aktuale përgatitore dhe me shqetësimin për një paraqitje sa më të mirë dhe të organizuar në këtë takim mbarëkombëtar të folklorit shqiptar.