Shtyhet gjyqi ndaj Kserës, ish-ministri mungoi në seancën e sotme

 Shtyhet gjyqi ndaj Kserës, ish-ministri mungoi në seancën e sotme

spiro-ksera-1-1024x747Është shtyrë seanca e parë gjyqësore për ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, i cili bashkë me vartësit e tij është akuzuar se ka vjedhur rreth 30 milionë lekë të reja, nëpërmjet procedurave fiktive për realizimin e disa aktiviteteve të pazhvilluara.

Mësohet se avokatët e Kserës kanë kërkuar kohë që të njihet me materialet e dosjes. Mësohet gjithashtu se ish ministri Ksera nuk ishte i pranishëm në sallë.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës i akuzoi , si më poshtë:
Spiro Ksera, hetuar me mase sigurimi ”arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim;

Kleves Bitro, hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, në bashkëpunim, dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim;

Artevis Mene, hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave”, në bashkëpunim;

Dritan Fejzulla, hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave”, në bashkëpunim;

Elda Kozaj, hetuar me masë sigurimi ”detyrim për paraqitje”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave”, në bashkëpunim;

Elisabeta Dodbiba, hetuar me masë sigurimi ”detyrim për paraqitje”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave”, në bashkëpunim;

Alban Karabashi, administrator i Agjencisë ”Spektakël Karabashi”, hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”, në mungesë, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”, në bashkëpunim.
Të pandehurit akuzohen se kanë kryer procedura fiktive për kryerjen e disa aktiviteteve kulturore për grupet me nevoja specifike. Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se aktivitetet nuk janë realizuar, por ndërkohë të pandehurit kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për lëvrimin e fondeve publike të parashikuara për organizimin e tyre.

Libohova Online