Shuhet pas një sëmundje të rëndë këngëtari i njohur Gent Demaliaj

gentNjë ndër këngëtarët më të mirë të rrokut në Shqipëri, vokalisti i grupit “Djemtë e Detit”, Gentian Demaliaj, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 40-vjeçare.

Shkak për këtë është bërë një sëmundje e rëndë, nga e cila ai vuante prej vitesh.

Në vitin 2013 me një vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria shqiptare i dha atij një shumë prej 35 milionë lekësh për t’u kuruar jashtë vendit.

Në vitin 2013 ai u diagnostikua me kancer dhe që atëherë ai bënte vazhdimisht kimioterapi në Tiranë dhe Itali.

Demaliaj është i martuar dhe ka një vajzë, Edean, këngëtare, e cila ka fituar në Festivalin e Shkodrës, çmimin “Zërat më të mirë”, ndërsa në Festivalin e Tiranës u vlerësua me çmimin “Interpretuesja më e mirë”.

Demaliaj, që ndërroi jetë para kohë, do të mbahet mend për këngë të tilla si “Jakup Ferri”, “Ëndrrat që për ty i thura”, “Jo tani”, “Epos”, “Mos qaj”, etj, të cilat janë kthyer në hit.

Karriera e grupit Djemtë e Detit!

1989 Krijohet në qytetin e Lezhes Grupi Djemte e Detit

 1991 Çmimi i dytë në Festivalin e R.T.SH. me kengën “Ëndrrat që për ty i thura”

 1995 Çmimi i dyte ne Festivalin e Pare te Rockut Shqiptar

1996 Çmimi i parë në Festivalin e Dytë të Rockut Shqiptar

 1996 Çmim special ne Festivalin e R.T.SH “Për përpunimin e këngës popullore etno-rock me

këngën “Balade për Jakup Ferrin” ;

 1997 Çmim ne Festivalin e R.T.SH “Interpretuesi dhe grupi me i mire” me kengen “Mos Qaj”

Muzika: B. Daci Teksti: G. Demaliaj Orkestrimi: V.Markvukaj

 1997 Hedhja ne treg e albumit te pare “Izolimi Vdes”.

Albumi ka rezultuar shume i suksesshëm dhe vazhdon te shitet dhe sot e kësaj dite.

 1998 Çmim ne Festivalin e R.T.SH “Interpretuesi me i mire” si dhe çmim special “Kënga më e mirë” akorduar nga Ministria e Kulturës me këngën “Kohë pa ty”

Muzika & Orkestrimi: V. Markvukaj Teksti: G. Demaliaj

 2002 Çmim i parë “Mikrofoni i artë” edicioni i parë, me këngën “Jo tani”

Muzika & Orkestrimi: V. Markvukaj Teksti: G. Demaliaj

 2007-2008 Është përfunduar albumi i dytë “Epos”

 14 mars 2009 Del në treg albumi i ri Epos