“Si e dua Libohovën”, të rinjtë prezantojnë të dielën propozimet e tyre

Të rinjtë që iu bashkuan nismës “Si e dua Libohovën”, të thirrur nga kandidatja e majtë, Luiza Mandi, prezantojnë të dielën propozimet e tyre për një Libohovë ndryshe. Aktiviteti do të organizohet në ish-kinemanë e Libohovës në orën 11:00. Njoftimin e bën vetë kandidatja Mandi në faqen e saj në Facebook.

“Nisma “Si e dua Libohovën”, të cilën e njoftova përmes kësaj faqe pak ditë më parë, gjeti mbështetje nga shumë të rinj. Tashmë kemi disa propozime konkrete të ardhura prej tyre, se si Libohova mund të bëhet një vend më i mirë. Të gjitha do të prezantohen nga vetë ata, ditën e diel, datë 14 qershor, ora 11:00, në ish-kinemanë e Libohovës. Ju ftoj të merrni pjesë në këtë aktivitet, për të dëgjuar atë çfarë të rinjtë kërkojnë nga qeverisja vendore e Libohovës. Unë si kryebashkiake e ardhshme, do të bëj çdo përpjekje për të çuar më tej propozimet e tyre”- shkruan Mandi.

885616_1601586110098103_6554506732519448714_o